Fred dhe Kristin kanë pasur një jetë bashkë dhe kanë ndërtuar një familje. Por pas shumë vitesh si burri i shtëpisë, Fred ka vendosur të bëhet grua. Në kuptimin e plotë të fjalës! Por çifti nuk ka ndërmend të ndahet. Kristin i ka thënë gazetës britanike “The Indipendent” se nuk ka ndërmend të ndahet.
“Ai pinte shpesh dhe më thoshte se ishte njeri i tmerrshëm. Por një ditë vendosi të më thoshte të vërtetën. Veshi një palë rroba femrash dhe u ndie vetvetja. Mendoja se jeta ime u kthye përmbys. Por nuk mendova kurrë ta lija. Ai ishte djali që më ka pëlqyer gjithnjë dhe miku im më i mirë. Si mund ta lija?”, thotë ajo.
Fred është bërë Seda dhe të dy jetojnë si dy motra. “Ndihem më shumë si vejushë se si një grua e divorcuar. Njeriu që dikur dashuroja më duket sikur ka vdekur. Shkojmë mirë dhe jetojmë bashkë, por mes nesh nuk ka më asnjë tërheqje fizike”, tregon Kristin, e cila ka krijuar një lidhje me një burrë tjetër.



