
Gjatë ditës së djeshme, janë bërë ndryshime në postet drejtuesve të Drejtorëve të Policisë së Shtetit në rrethe.
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “MCN live”, vlerëson se ndryshimet ndodhëm pas analizës së 100 ditëshit të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku,
Sipas tij kjo është thjesht rokadë, por që sipas tij ndryshimet do duhej të bëheshin në tërë strukturën e policisë, jo vetëm në kupolën drejtuese.
Rëndom ndodh që ndryshimet ndodhin në dhjetë ditëshin e parë kurse Rrumbullaku duket që priti 100 ditëshin, dhe sigurt se këto lëvizje vijnë si pasojë e kësaj analize.
Normalisht ka mangësi, dobësi në disa zona ku ka pasur shifra të kriminalitetit në rritje, dhe në këtë kuadër ndryshimet janë vijimësi e kësaj.
Janë thjesht rokada, nuk shikoju emra të rinj, emra që deri dje mund të kenë pasur problematika, kanë ikur diku, Akademia është kthyer si një formë internimi i mbajnë disa kohë, sa përmirësohet pak imazhi i tyre, i kthejnë sërish pas.
Ne i kemi provuar këta njerëz, të gjithë ata kanë pasur mangësi në momente të caktuara në një qark të caktuar, ne i njohim këta emra, dhe kjo analiza bëhet për rezultate e jo për emra.
A është ndryshim i pritur, unë them se jo, duhet ndryshim kapilar, sistematik, i të gjitha strukturave, jo i kupolës.
Në këtë kuadër, sipas Karamuços, është e domosdoshme një reformë që parandalon rrjedhjen e personave nga Policia e Shtetit.
Po ndërmerret një reformë për policinë kriminale.
Më mirë se kushdo, z.Bizhga shikohet si një mundësi që ta menaxhoj më së miri dhe ti jap një profil në luftën kundër krimit të organizuar.
Por megjithatë a mund të ndryshoj performanca me kupolën e saj, unë them jo. Ka shumë situata problematike, duhet parë baza, nga lartë-poshtë, duhet parë patrullimet e përgjithshme, njësinë Shqiponja, pra duhet filluar nga roli ekzekutiv.
Pyetja që shtrohet është se sa ka polic të policisë së shtetit qe duan të largohen, duhet medoemos një reformë që të parandalojë rrjedhjen e personave nga Policia e Shtetit.



