Tragjedia e koronavirusit/ Vdes regjisori i famshëm  dhe e gjithë familja e tij

Tragjedia e koronavirusit/ Vdes regjisori i famshëm  dhe e gjithë familja e tij

Ka vdekur prej koronavirusit regjisori Chang Kai bashkë më gjithë familjen e tij. Ata ishin në karantinë prej ditësh. I pari që u sëmur ishte babai i drejtorit, por nuk kishte shtretër në dispozicion në spitale. Vendimi fillestar i autoriteteve për të izoluar të sëmurët në shtëpitë e tyre ka shumëfishuar infeksionin duke shkaktuar më shumë se një vdekje në të njëjtën familje.

Kur babai i tij shfaqi simptomat e para në mes të janarit, 55-vjeçari Chang Kai u përpoq në mënyrë të dëshpëruar që ta shtronte në një nga spitalet e qytetit, por pa sukses, pasi nuk kishte më shtretër në dispozicion. Atij iu desh ta sillte në shtëpi dhe të kujdesej personalisht për të, por duke ekspozuar kështu të gjithë familjen etij ndaj infeksionit. Në ditën e vdekjes së babait të tij, më 28 janar, nëna ishte tashmë e sëmurë. Në ditën e vdekjes së nënës së tij, më 2 shkurt, ai dhe motra e tij ishin tashmë të sëmurë.

Atë ditë, autoritetet Wuhan më në fund vendosën të ndryshojnë strategjinë për të luftuar virusin, duke i ndarë njerëzit në raste të konfirmuara, të dyshimta dhe nën vëzhgim dhe duke izoluar secilën kategori në përputhje me rrethanat. Qytetarët u drejtuan në qendrat e reja të karantinës të ngritura me nxitim nga qeveria, njofton La Reppublica.

Vetëm se për Chang Kai ndryshimi erdhi tepër vonë. Të premten e kaluar regjisori ndërroi jetë, duke i lënë të dashurit mesazhin e fundit të shkruar në stilin e poezive klasike kineze. Disa orë më vonë motra e tij më e madhe vdiq, kurse gruaja e tij po lufton për jetën. Një tragjedi familjare që nuk duket e izoluar. Shumë histori të mbledhura në media në Ëuhan këto ditë sugjerojnë se vendimi fillestar për të izoluar të sëmurët në shtëpi ka shumëfishuar dramën brenda familjeve, shpesh duke shkaktuar më shumë se një vdekje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy