Ndryshimet në Kodin Penal për ndërtimin/ Caca: Kompanitë që ndërtojnë kulla dhe komplekse duhet të kenë garanci pasurore

Ndryshimet në Kodin Penal për ndërtimin/ Caca: Kompanitë që ndërtojnë kulla dhe komplekse duhet të kenë garanci pasurore

Tregu i ndërtimit në Shqipëri përballet me sfida të shumta, ku ndër më kryesoret janë rreziku i krijimit të një flluske dhe ndërtimet pa leje. Për të frenuar këto problematika, Qeveria po përgatit disa ndërhyrje në Kodin Penal, me synimin për të forcuar kontrollin dhe përgjegjësinë në sektorin e ndërtimit.

I ftuar në “MCN Economy”, arkitekti Gjergji Caca komentoi propozimet e reja ligjore dhe theksoi nevojën që kompanitë që ndërtojnë objekte madhore, si kulla apo komplekse të mëdha banimi, të kenë garanci pasurore përpara se të pajisen me leje ndërtimi.

Prej kohësh ka ekzistuar një rregull që nëse një kompani nuk përmbushte kontratën në një tender, përjashtohej nga gara. 

Tani kjo logjikë po aplikohet me të drejtë edhe për ndërtuesit. 

Nuk mund të lejohet më që kompani të ndryshme të marrin leje për 4, 5 apo 10 ndërtime dhe ato të mbeten në fazën e gropës apo karabinaje, pa u përfunduar. 

Garantimi financiar duhet të jetë një kusht bazë, sidomos kur bëhet fjalë për projekte me vlera të mëdha investimi. Kompanitë duhet të vërtetojnë që në fillim, përmes kredive, pasurive ose kapacitetit ekonomik, se janë në gjendje të përfundojnë ndërtimin për të cilin marrin leje.

Caca përshëndeti edhe masën e re të paralajmëruar nga Kryeministri, sipas së cilës nuk do të lejohet shitja e asnjë metri katror pa marrë më parë certifikatën e përdorimit.

Më mirë vonë sesa kurrë duhet që kompanitë që investojnë sidomos kur janë shifra të larta, të tipit te kullës, komplekse, etj, duhet të kenë garanci pasurore, d.m.th., ideja që u fol sidomos nga ish-ministri Manja, që do konfiskojmë objekte. 

Kur ti ke marrë leje, duhet të jesh i sigurt që do e çosh ndërtimin deri në fund. 

Përndryshe, hyn në lojë shteti, që përmes konfiskimit dhe mekanizmave fiskalë, do të rikuperojë dëmin. 

Edhe masa e re e paralajmëruar nga Kryeministri, sipas së cilës nuk do të lejohet shitja e asnjë metri katror pa marrë më parë certifikatën e përdorimit.

Kjo është një logjikë e shëndoshë. Deri tani kemi shitur kontrata premtimi për diçka që nuk ekzistonte ende ligjërisht. Kjo ka sjellë shumë anomali në treg – njësoj si edhe sistemi i këmbimit në natyrë, kleringu. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy