
“Raporti me Erionin nuk është raporti i një shefi me një servil”, kështu iu përgjigj në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV kryeministri Edi Rama pyetjes “Si e duron Veliajn”.
Rama shpjegoi se episodet me kryebashkiakun Erion Veliaj janë pjesë e punës me humor dhe momente komunikimi që s’kanë lidhje me “karikaturimin që i bën lapsi i kujtdo”.
Pjesë nga intervista:
Si e duron Veliajn? I thua çoi lopën fshatarit, lyeje këtë shkallën në orën 4. Unë mund të duroj ty dy ditë rresht, por ky është bërë...
Rama: Këto episode janë pjesë e punës me humor. Raporti me Erionin nuk është raporti i një shefi me një servil, është partneriteti dhe miqësie. Çuarja e lopës tek fshatari është diçka që duhet bërë, forma e të thënit është humor që ne e bëjmë gjatë gjithë kohës, janë momente komunikimi që s’kanë lidhje me karikaturimin që e i bën lapsi i kujtdo. Erioni ka bërë një punë të jashtëzakonshme pë fushatn dhe Tiranën dhe ka mbështetjen dhe respektin.
Ai ndan ato kasetat kur ikën me shërbim në Itali.
Rama: Unë di këtë që këtu binte shi në mëngjes dhe ai dilte me diell.
Erioni ka qenë kështu, këtu binte shi dhe ai dilte me diell...



