Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar çështjen Beleri për të cilin u shpreh se e vetmja gjë që kërkon ai me ngulm është mundësia e qoftë dhe një orë leje sa për të bërë betimin.
Ai tha se këtë drejtë nuk ja mohon dot asgjë për aq kohë sa nuk ka një vendim të formës së prerë për Belerin dhe se sipas tij, mundësia për ta penguar Belerin për betimin deri tani është nëse ai heq dorë nga mandati vullnetarisht ose nëse dënohet nga gjykatës në formën e prerë.
Nga data 12 maj kur Beleri u arrestua dhe deri sot datë 16 tetor Beleri ka bërë të gjitha përpjekjet që të ketë mundësisht qoftë dhe një orë leje për të pasur mundësinë dhe për të ushtruar të drejtën si fitues i zgjedhjeve që ka ai. Pra ai kërkon vetëm 1 orë leje të bëjë atë betimin kudo që të jetë e mundur dhe pastaj të rrijë dhe në burg, por të rrijë si kryetar bashkie. Beleri nuk ka bërë ende betimin, por është një gjë që nuk ja mohon dot për aq kohë sa nuk ka një vendim të formës së prerë. Ai do të bëjë vetëm betimin dhe pastaj le të vazhdojë procesi. Tani javën e kaluar datë 12 tetor u çel më në fund procesi gjyqësor, ai që quhet gjyqi i themelit, pra procesi i vërtetë se deri tani të gjitha përpjekjet që kanë bërë avokatët e tij i ka provuar të gjitha rrugët për të marrë atë leje dhe si ka marrë dot. Në 12 tetor nisi procesi që do të zgjasë dhe mesa duket avokatët e Belerit e shohin si strategji këtë që të zgjasë, do të jetë proces i rregullt.
Më tej ai shtoi se të enjten në proces avokatët e Belerit sapo filloi procesi nuk e lanë prokurorinë të lexonte atë fabulën por ndërhyn dhe kërkuan së pari pavlefshmërinë e të gjitha akteve të kryera deri tani ndaj tij dhe kërkuan përjashtimin nga gjykimi të një gjyqtare sepse ajo ka marrë një vendim kundër tyre në fazat e mëparshme në vlerësimin e fazave të sigurisë.
Në këto kushte seanca u ndërpre dhe do vijojë të martën 17 tetor ku do të shohim media greke dhe gazetarë të mirë gjë që tregon se interesi është i jashtëzakonshëm por mesa kam parë deri tani avokatët nuk kanë hequr dorë qoftë për të përfituar dhe një leje fare të shkurtër sa për të bërë atë betimin. Mundësia për ta penguar Belerin për betimin deri tani është nëse ai heq dorë nga mandati nëse heq dorë vullnetarisht ose nëse dënohet nga gjykatës në formën e prerë. Por ai nuk e bën dot betimin nëse është i ndaluar dhe deri tani nuk është miratuar leja. Tani Beleri ka të drejtë deri sa të dalë vendimi i formës së prerë i gjykatës së apelit që të bëjë betimin, s’ka pengesë tjetër, por nga ana tjetër nëse ai nuk del dot nga burgu dhe se merr dot këtë leje ai se bën dot betimin në qelitë e burgut.
I pyetur nëse ekziston mundësia që Rama të veprojë siç ka bërë me disa kryebashkiakë të tjerë që i ka shkarkuar, Hoxha ta se këtë rrugë e ka ndjekur vetëm kryetarët e bashkisë së partisë së vetë dhe se në rastin konkret ai nuk ka asnjë tagër që ti ndërpresë mandatin apo ti mohoj të drejtën që të betohet Beleri për aq kohë sa ky i fundit nuk ka një vendim të formës së prerë.
E vetmja zgjidhje është një vendim gjykate, ose në çdo moment që ai mund të ketë liri nga burgu ai mund të shkojë të bëjë betimin. Ndërkohë aktualisht ajo bashki vazhdon të qeveriset nga Gjergji Goro.



