Varësia e tij e vetme e El Chapos

Varësia e tij e vetme e El Chapos

Joaquín “El Chapo” Guzmán ka pranuar se varësia e tij e vetme nga e cila kishte vuajtur ndonjëherë kanë qenë gratë, ndërsa ai është babai i 23 fëmijëve.

Ky pohim është bërë gjatë një interviste të tij me kriminologen e njohur Mónica Ramírez Cano, pasi forcat meksikane të sigurisë kishin vënë në pranga bashkëthemeluesin e kartelit të Sinaloas. Cano ndau një pjesë të shkurtër nga intervista e regjistruar në vitin 2016.

Daily Mail shkruan se 63-vjeçari është martuar 4 herë. Hera e fundit ishte në vitin 2007, kur ai i tha po mbretëreshës së bukurisë Emma Coronel, e cila në gusht të vitit 2011 solli në jetë vajzat binjake Maria Joaquina dhe Emali Guadalupe.

“Ai është një person i respektueshëm, kujdeset shumë për sjelljen, shumë i rezervuar. Nëse i fitoni besimin, atëherë mund të flisni me të gjatë dhe mund të kuptoni sesi funksionon mendja e tij”, tha Ramírez Cano.

El Chapo, i cili aktualisht është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Colorado, thuhet se fitoi mbi 12,6 miliardë dollarë si drejtues i kartelit të drogës.

“Ai nuk është psikopat, por ka tipare të tilla dhe narciste, që pasqyrohen në nevojën për admirim, për tú ndjerë unik”, tha Cano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy