Interpelanca/ Leskaj: Të përcaktohet minimumi jetik brenda 2023! Manastirliu: Mbështetja e familjeve në nevojë është rritur

Interpelanca/ Leskaj: Të përcaktohet minimumi jetik brenda 2023! Manastirliu: Mbështetja e familjeve në nevojë është rritur

Përcaktimi i minimumit jetik ishte në fokus të interpelancës mes deputetit të PD-së Bujar Leskaj dhe ministres së Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliut.

Leskaj kërkoi nga ministrja që të përcaktohet minimumi jetik brenda vitit 2023 e për rrjedhojë kjo do të ndihmojë në hartimin e politikave për zbutjen e varfërisë dhe përmirësimin e politikave sociale.

Kam bërë një amendim që kishte të bënte me detyrimin e qeverisë për të caktuar minimumin jetik. Unë kërkoja që brenda 6 mujorit të parë të 2023 qeveria të miratojë minimumin jetik. Fatkeqësisht propozimi nuk gjeti mbështetje. E mendoj dhe e kërkova qysh në dhjetor, por zhvillimet në Kuvend, janar shkurt, nuk e mundësuan që kjo interpelance të realizohej më shpejt. Ne duhet ta vendosim në fokusin tonë të vëmendjes përcaktimin e minimumit jetik zyrtar, brenda 6 mujorit apo brenda 2023. Minimumi jetik përdoret më pas si referencë për pagën minimale. Aktualisht mungojnë të dhëna zyrtare për minimumin jetik. Mungon niveli bazë i matjes së varfërisë. 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga mospasja ushqimore. Në Shqipëri 1 ndër 2 persona rrezikon që të bjerë në varfëri. Lufta kundër varfërisë ndodhet në një udhë pa kryer në Shqipëri. Minimumi jetik shërben si një udhëzues për politikat e qeverisë.

Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, u shpreh se vende të ndryshme operojnë në mënyra të ndryshme për të përcaktuar pagën minimale. Sipas ministres të dhënat e INSTAT të cilat janë gjeneruar sipas Eurostat kanë rezultatet e duhura dhe se efektiviteti i mbështetjes së familjeve në nevojë është rritur.

Vende të ndryshme operojnë në mënyra të ndryshme për matjen e minimumit jetik. Shqipëria ka të përcaktuar pagën minimale në rang vendi. Nga 1 prilli paga minimale bëhet 40 mijë lekë. Prej 2017 është realizuar dhe po realizohet anketa e të ardhurave të jetesës, ndryshe nga më parë kur statistikat ishin sporadike. Sipas të dhënave, të botuara nga INSTAT rezulton se shpërndarja e ndihmës ekonomike mbulon 82.5% për grupet që janë me vështirësi ekonomike. Skema e vjetër e ndihmës ekonomike, arrinte të mbulonte para reformës vetëm 22% të familjeve të varfra. Kemi një targetim shumë të mirë të mbulimit të personave që kanë më shumë nevojë nëpërmjet programit për ndihmën ekonomike.

Më tej ajo shtoi se nëse në 2013 kishim një mbështetje 96% mld lekë, në 2022 kjo mbështetje vjen e rritur me 58.8%, krahasuar me 2019 20% më shumë. Sipas saj, duhet më shumë dhe se ata kanë indeksuar 2 herë pensionet dhe do të vijojë mbështetja për pensionistët.

Gjatë 2022 kemi rritur me 20% për gratë me më shumë se 3 fëmijë. Fondi i ndihmë ekonomike për 2023 është 7.3 mld lekë. Mbështetja është shumë herë më e madhe se ajo që i referoheni ju. Në fillim të 2023 kemi mbështetur 1 mln qytetarë nëpërmjet pagës së madhe ku kanë përfituar 57 mijë familje me ndihmë ekonomike. Ka ende shumë punë për të bërë. Sa i përket llogarive kërkohet më shumë punë, në raport me metodologjinë, me ardhjen në standardet evropianë, që të na japin të dhëna në cilësinë e vendosjes së minimumeve e standardeve të jetesë. Indikatori kryesor që na thotë ne për mbështetjen janë të dhënat e INSTAT me metodologjinë e Eurostat. Efektiviteti i mbështetjes së familjeve në nevojë është rritur. Ky besoj se është matësi më i mirë.

Po sipas Leskajt, ministrja nuk ju përgjigj asaj që ai kërkoi, ndërsa theksoi se është i shqetësuar që vendi ynë është i vetmi në Europë që nuk ka legjislacion për minimumin jetik.

Nuk ju përgjigjet asaj që doja unë. Unë ju pyeta për minimumin jetik dhe jo për punën në ministrinë që ju drejtoni. Minimumi jetik është baza. Jam i shqetësuar sepse ne jemi vendi i vetëm në Europë që nuk ka në legjislacion minimumin jetik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy