Shpallja e Vjosës Park Natyror, Guri: Ende e rrezikuar nga investimet në zonë

Shpallja e Vjosës Park Natyror, Guri: Ende e rrezikuar nga investimet në zonë

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, lumi i Vjosës dhe lugina e Shalës, janë shpallur Park Natyror. Ishte ministrja, Mirela Kumbaro një ditë më parë që njoftoi shpalljen e tyre Park Natyror. Në lidhje me këtë temë e ftuar në MCN ishte përfaqësuesesja e ECO Albania, në mbrojtje të mjedisit, Besjana Guri.

Guri u shpreh se shpallja e Vjosës Park Natyror nuk e bënë atë më pak të rrezikuar, përkundrazi me këtë status do të thotë se rruga për investimet në zonë është ende e hapur. Ndërkohë sipas Gurit lumi Vjosës meriton statusin e Parkut Kombëtar pasi është i vetmi lumë i egër në Evropë dhe vetëm ai ligj mund ta mbrojë atë nga dëmtimet.

Intervista e plotë:

-Besjana një lajm mirë ky? Por kategoria Park Natyror, çfarë specifikon?

Kategoria e Parkut Natyror është e 4, është e ulët nuk siguron tamam mbrojtjen që Vjosa meriton. Park Natyror cilësohet një zonë që është ndërhyrë, ndërkohë Vjosa është e egër. Nuk është kjo që Vjosa meriton.

-A garanton mbrojtjen e habitateve, specieve dhe proceseve ekologjike me terma afatgjatë për modele zhvillimi që mund të jenë edhe hidrocentrale?

Parku Natyror nuk e siguron këtë. Me këtë status që i është dhënë, nuk është mbrojtje adekuate. Kjo kategori që i është dhënë i lë derën e hapur për investime të projekteve që do të kenë ndikim në mjedis. Ndërsa nëse do shpallej Park Kombëtar do të mbrohej vërtetë sepse ligji nuk e lejon.

-Znj. Guri , Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit i keni nisur një shkresë në shkurt të 2021 nga shumë shoqata (EcoAlbania, RiverËatch , Diaspora për Shqipërinë e Lirë , etj) me argumente ligjore, shkencore dhe ekonomike ku shpjegoni se Vjosa plotëson të gjithë kriteret për të qënë Park Kombëtar. Çfarë do të bëni edhe pas këtij vendimi?

Ne para një viti kemi bërë një propozim të mbështetur në argumente shkencorë. I përgatitur nga ekip ekspertësh të mirë organizuar. Ky vendim që erdhi dje ishte një përgjigje e cunguar e kërkesës që kishin paraqitur një vit më parë. Është një hap i vogël, por nuk është ai që Vjosa meriton. Shpresojmë që në të ardhmen ky status të rritet.

-Vjosa është cilësuar si lumi i fundit i egër i Europës, ku për shpalljen Park Kombëtar, janë bashkuar edhe shumë organizata të huaja si dhe emra të njohur të Hollivudit. Cilat janë hapat që do të ndërmerrni tani dhe ku ndryshon Statusi Park Natyror nga Park Kombëtar?

Ne kemi një peticion online që ka mbledhur gati 50 mijë firma, shqiptarë dhe të huaj. Peticioni është ende i hapur dhe kush nuk e ka nënshkruar është i ftuar ta bëjë. Patjetër do të ketë angazhime të tjera, do të ketë reagime të tjera. Shpresojmë që qeveria ta ri mendojë dhe të ketë një plan afatgjata për Vjosën.

-Ministria e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura thotë se janë shtuar zonat e mbrojtura? Sipas jush si rezulton, pasi keni kundërshtuar edhe hartën e re të zoonimit të përgatitur nga AKZM

Shpallja e Vjosës është pjesë e një procesi më të gjerë. Është kontestuar shumë nga organizata, është një proces kundra ligjor që ka marrë në rishqyrtim më shumë se 40 zona brenda një studimi që do të vendosë për fatin e zonave të mbrojtura në të njëjtën kohë ndërkohë që secila zonë ka nevojë për shqyrtimin dhe kohën e saj. Thuhet që është rritur sipërfaqja, por në vetvete ka sjellë rrezikim më të madh të zonave. Shumë zona kanë marrë status më të ulët mbrojtje dhe kjo do hapë rrugën zhvillimeve të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy