Humbi bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia: Shteti me krimin e organizuar ndikuan të rezultati

Humbi bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia: Shteti me krimin e organizuar ndikuan të rezultati

Ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaroi se ky proces zgjedhor u shkatërrua nga ndërhyrjet e strukturave të shtetit dhe strukturat kriminale.

Ai tha se shteti në bashkëpunim me krimin e organizuar kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve për Shkodrën.

Ne po bëjmë analizën tonë, do e bëjmë me seriozitet maksimal dhe të detajuar për të parë se çfarë mund të kishim bërë ne më mirë si kandidat, struktura, koalicion, por ajo që mendoj është dhe besoj se është e qartë tashmë për këdo është fakti se ky ka qenë një proces zgjedhor praktikisht i shkatërruar nga ndërhyrjet e strukturave të shtetit dhe strukturat kriminale në territorin e Shkodrës çka e bëri të pamundur fitoren e opozitës në këto zgjedhje. Pra ka qenë një shkatërrim i plotë, se kam parë shtetin si koordinator, shteti bashkë me krimin e organizuar kanë qenë bashkë për të vendosur atë rezultat në Shkodër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy