Fluks pacientësh të prekur nga alergjitë (VIDEO)
Më shumë se 30 raste në ditë regjistrohen në qendrat shëndetësore në Gjirokastër, ku qytetarët kërkojnë ndihmë si pasojë e komplikacioneve nga alergjitë. Mjeku alergolog, Rovin Laro thotë se më të prekur janë ata persona që vuajnë nga astma, ndërsa nuk përjashtohen as moshat pediatrike nga alergjitë e stinës.