
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka mbyllur turneun e saj të albumir Future Nostalgia në Tiranë mbrëmjen e sotme.
Kantautorja shqiptare e zgjodhi Tiranën dhe datën e shënuar të 28 nëntorit për të përmbyllur epokën e “Future Nostalgia” edhe si një simbolikë e bukur për vetë, ditët e fundit të së cilës në Tiranë kanë qenë pa diskutim të mbushura me aktivitete dhe emocion.
Nga performuar nga sheshi Skënderbej për 110 vjetorin e pavarësisë, Dua ka falenderuar të gjithë shqiptarët dhe fansat e saj për suportin që i kanë dhënë. Po ashtu ajo ka uruar edhe 110 vjetorin e pavarëisë së Shqipërisë në nisje të koncertit që u mbajt në Tiranë.
Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot.
Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu.
Ky është shou i 94-për Dua Lipën në kuadër të turit të saj botëror, që zgjodhi ta mbyllte pikërisht në atdheun e saj.
Një album ky i vlerësuar masivisht nga dashamirësit e muzikës së saj në gjithë botën, i cili ka marrur edhe çmimet Grammy si albumi më i mirë pop, për vitin 2021.



