Pikëpamja jonë për universin sapo është zgjeruar. Fotoja e parë e shkrepur nga teleskopi i ri hapësinor i NASA-s ofron pamjen më të thellë të kozmosit të kapur ndonjëherë.
Kapja fillestare e teleskopit hapësinor James Webb është më e largëta që njerëzimi ka parë ndonjëherë si në kohë ashtu edhe në distancë, më afër agimit të kohës dhe skajit të universit.
Imazhi i "fushës së thellë" të lëshuar të hënën gjatë një eventi të shkurtër të Shtëpisë së Bardhë është e mbushur me yje të shumtë, me galaktika masive në plan të parë dhe galaktika të zbehta dhe jashtëzakonisht të largëta.
Pamja tregon SMACS 0723 - një grumbull galaktikash në yjësinë e Hemisferës Jugore, Volans - me vetë grumbullimin rreth 4.6 miliardë vite dritë larg.
Një pjesë e imazhit është dritë nga jo shumë kohë pas Big Bengut, i cili u vlerësua të kishte ndodhur 13.8 miliardë vjet më parë.
Presidenti Joe Biden u mrekullua me imazhin që ai tha se tregonte "dritën më të vjetër të dokumentuar në historinë e universit nga mbi 13 miliardë vjet më parë.”

“Imazhi është vetëm "një grimcë e vogël e universit", tha Administratori i NASA-s tha Bill Nelson.
"Ajo që pamë sot është universi i hershëm," tha astronomi i Harvardit Dimitar Sasselov në një intervistë telefonike pas zbulimit.
Sasselov tha se ai dhe kolegu i tij Charles Alcock fillimisht menduan "ne e kemi parë këtë më parë." Më pas ata shikuan nga afër imazhin dhe e shqiptuan rezultatin jo vetëm të bukur, por "ia vlen të presësh" për projektin e vonuar shumë.
Fotografitë e tjera që priten të dalin këtë të martë përfshijnë një pamje të një planeti gjigant të gaztë jashtë sistemit tonë diellor, dy imazhe të një mjegullnaje ku yjet lindin dhe vdesin dhe një përditësim të një imazhi klasik të pesë galaktikave të grumbulluara që kërcejnë rreth njëra-tjetrës.



