
Eksperti i ekonomisë Leons Hasani tha në studion e lajmeve në MCN Tv se problemi kryesor që ka theksuar FMN-ja në raportin e saj për Shqipërinë lidhet me mbledhjen e të ardhurave nga qeveria. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Hasani shtoi se FMN ka parë abuzime me mbledhjen e të ardhurave dhe një bazë të cunguar në mbledhjen e TVSH-së.
Lidhur me faktin që Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave, në të cilën kishte hyrë në shkurt të vitit 2020, Hasani theksoi se kjo gjë ka ndodhur pasi janë zbatuar sugjerimet e dhëna nga BB dhe FMN.
Problemi kryesor që ka theksuar FMN në deklaratën e saj lidhet me mbledhjen e të ardhurave që siguron qeveria, qoftë nga tatimet, qoftë nga doganat. FMN ka parë abuzime me mbledhjen e fondeve, një bazë të cunguar në mbledhjen e TVSH-së dhe tatimit, dhe ka nxjerrë sugjerimet e saj në këtë raport që është një pasqyrë e përmbledhur e indikatorëve kryesorë të ekonomisë dhe thekson se cilët indikatorë kanë performuar mirë dhe cilët duhet të përmirësohen në të ardhmen.
Mbi çmimi i lekut ndaj euros ka filluar që në 2015 dhe ka prekur sektorë të rëndësishëm të prodhimit brenda vendit, sipërmarrësit shqiptarë dhe të huaj. Ata që eksportojnë, eksportojnë për të marrë euron mbrapsht dhe një euro jo e fuqizuar do të thotë më pak të mira dhe shërbime dhe më pak kapital financiar për këta sipërmarrës. Kjo luhatje mes euros dhe lekut ka prekur dhe tregun e brendshëm. 26% e familjeve i sigurojnë të ardhurat nga remitancat, kryesisht në euron dhe një ulje e euros do të thotë më pak konsum.
Shqipëria ka pasur kredibilitet të shtuar vitet e fundit sa i përket pastrimit të parave, financimit të grupeve terroristeve dhe financimit të tregut të zi për shkak jo vetëm të eksperiencës të marrë nga Banka Botërore dhe FMN-ja, por edhe politikat që ka adresuar shteti ynë në përputhje me këto institucione. Të gjitha sugjerimet që ka ndërmarrë FMN dhe BB janë vënë në zbatim vitet e fundit nga qeveria ndaj dhe kemi dhe këtë rezultat.



