Bazuar në akt-ekspertizën e Institutit të Ndërtimit, mbi vlerësimin e gjendjes së godinë së Teatrit është hartuar relacioni dhe projekt-vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar, i cili pritet të kalojë në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, që është njoftuar të zhvillohet ditën e hënë nga vetë kreu i bashkisë, Veliaj.



