Banorët në zonën e Kharkov në Ukrainë, u tronditën natën që lamë pas, pasi bombardimet ruse arritën në sheshin kryesor të qytetit.
Për këtë arsye jetesa në Kharkov është bërë dramatike, teksa sulmet ruse janë përshkallëzuar, qyteti bombardohet vazhdimisht, madje raketat arritën edhe në sheshin qendror të qytetit.
Ushtria ruse shpërtheu nënstacionet, duke bërë që sulmet të ndërpresin furnizimin me energji elektrike dhe ujë.
Por banorët e qytetit, vijojnë të rezistojnë fuqishëm, pasi pamjet që gjeni më poshtë tregojnë se si ata përpiqen të bllokojnë lëvizjen e tankeve ruse, duke qëndruar para tyre dhe duke kënduar himnin kombëtar të Ukrainës.
Civilians in #Chernihiv region block the way for #Russian vehicles. They sing the #Ukrainian #anthem.
— NEXTA (@nexta_tv) March 1, 2022
And they thought to conquer this nation in a couple of days? pic.twitter.com/J5U8Z5wKqC



