Si në çdo fushatë elektorale kandidatët për deputet bëjnë premtimet e tyre për të bindur qytetarët e vendit të tyre për të marrë votat.
Në fushatën e viti 2013-të një nga premtimet që bëri shumë bujë ishte ai i Alfred Pezës në Peqin.
Peza në praninë e Edi Ramës që në atë periudhë ka qenë në opozitë, kishte si prioritetin e tij kryesor sportin.
Ai premtoi se programi i tij për sportin është i ndarë në 5-pika, ku spikaste stadiumi i ri i Peqnit, ndërtimi i akademisë së futbollit, televizioni “Shkumbini Channel” sipas modeleve “Milan Channel” apo “Inter Channel, si dhe binjakëzimi me skuadrën e Lazios.
Tashmë kanë kaluar 3-vite nga ky premtim, i cili është një nga më qesharakët që është bërë ndonjëherë.
Kjo për faktin se në Peqin në sport nuk është bërë asgjë, përveçse ka shkuar më keq pasi Shkumbini nga Kategoria Superiore që ishte në atë periudhë, tashmë renditet në kategorinë inferiore./F.B, TemA TV



