Situatë e tensionuar në shesh/ Protesuesit i vënë flakën pemës së Krishtlindjes

Situatë e tensionuar në shesh/ Protesuesit i vënë flakën pemës së Krishtlindjes

Protesta e qindra qytetarëve të cilët kërkojnë drejtësi për vrasjen e Klodian Rashajt, 25-vjeçarit i cili u vra nga një efektiv i Forcave Shqiponja vijon të jetë e tensionuar.

Qytetarët i janë drejtuar sheshit Skënderbej ku i kanë vënë flakën pemës së Krishtlindjes në qendër të kryeqytetit,ndërkohë që më herët prishën zbukurimet dhe dritat e vendosura pranë bashkisë së Tiranës.

Situata ende nuk është qetësuar, por duket të ketë një zbehje të protestës dhe numrit të protestuesëve të cilët kanë qëndruar prej orës 16:00 të pasdites së sotme mes thirrjesh dhe përplasjeve me policinë.

 

9 efektivë policie përfundojnë në spital

Protesta e nisur për Klodian Rashën në orën 16:00 para Ministrisë së Brendshme dhe e zhvendosur në Kryeministri deri më tani ka prodhuar 9 efektivë të plagosur të cilët janë dërguar drejt spitalit.

Përplasjet me qytetarët të cilët janë mbledhur për të protestuar si dhe mjetet pirotektike të përdorura kanë bërë që efektivët të përfundojnë në spial.

Sakaq qytetarët kanë thyer dyert e godinës së kryeministrisë, në tentativë për të hyrë brenda, por janë zmbrapsur nga Forcat Speciale, që kanë mbërritur në godinë, duke e rrethuar godinën.

Protesta ka gjasa të zgjasë deri pas orës 22:00 kur nis edhe ora policiore për shkak të COVID-it.

Tensionohet situata para Kryeministrisë, tentojnë të rrëzojnë pemën e Krishtlindjes

Protesta e qytetarëve dhe shoqërisë civile nuk është zbehur pavarsisht rreshjeve të dendura të shiut.

Situata vazhdon të jetë  tensionuar, ku një pjesë e protestuesve janë zhvendosur përpara ambienteve të kryeministrisë, ku kërkojnë drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, 25-vjeçarit i cili u vra mëngjesin e djeshëm nga efektivi i Forcave Shqiponja.

Disa prej protstuesve kanë tentuar të shkatërojnë pemën e  Krishtlindjeve të vendosur përpara ambienteve të kryeministrisë.

Ndërkohë që qytetarë të tjerë po i bashkohen protëstës e cila momentalisht po zhvillohet para ambienteve të godinës qeveritare.

 

Qytetarët përplasen me policinë, plagoset një polic dhe një gazetar

Vdekja e Klodian Rashës ka bërë bashkë qindra qytetarë të cilët kanë dalë në protestë përpara ministrisë së Brendshme për të kërkuar drejtësi.

Me pankarta në duar ku shkruhet “Duam Drejtësi”, “Hiqni Kapelet”, “Unë mund të isha Klodiani”, qytetarët kanë mësyrë përpara ambienteve të ministrisë dhe kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Situata në protestë raportohet e tesionuar, ku nuk kanë munguar përplasjet mes qytetarëve dhe policisë pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda ambjenteve të ministrisë.

Si pasojë e përplasjeve mësohet se njëri prej efektivëve të policisë është plagosur në kokë dhe një gazetari i cili ndodhej aty për të raportuar të rejat e fundit nga protesta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy