Elton John merr çmimin më të lartë civil të Francës

Elton John merr çmimin më të lartë civil të Francës

Ikona e muzikës britanike dhe botërore Elton John mori çmimin “Legion d'Honneur” nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Çmimi civil më i lartë francez “Legjioni i Nderit” iu dha gjatë një ceremonie të premten në Pallatin Élysée. Pas marrjes së çmimit në “Fete de la Musique” këngëtari i Rocketman foli para një turme të madhe pranë Macron, duke shfrytëzuar mundësinë për të folur edhe për punën e tij bamirëse.

"Ashtu si muzika, lufta kundër AIDS-it ka qenë pasioni im për shumë vite. Ashtu si muzika, kjo betejë më kujton çdo ditë fuqinë e jashtëzakonshme të shpirtit njerëzor. Ato gjëra që na lidhin janë më të forta se ato që na ndajnë. Është ky shpirt magjik njerëzor që unë do të mbaj me vete si një anëtar krenar i Legjionit të Nderit", u shpreh ai për audiencën."

John u përshëndet nga zyra e Macron si një “gjeni melodik" dhe si një nga artistët e parë homoseksualë që ngriti komunitetin LGBTQ. Pallati Élysée e quajti John "një ikonë që diti të japë një shembull".

Gjatë ceremonisë, Macron u kërkoi udhëheqësve botërorë të japin donacione për Fondin Global për Luftën kundër SIDA, Tuberkulozit dhe Malaries përpara samitit të tetorit në Lyon, Francë.

Që nga fillimi i tij më 1992 në ShBA dhe më 1993 në Mbretërinë e Bashkuar, fondacioni bamirës The Elton John AIDS ka mbledhur mbi 500 milionë dollarë në luftën kundër AIDS. /Sipas Rolling Stones/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy