Rama: Meta ka dalë nga shinat, turp që e kemi President

Rama: Meta ka dalë nga shinat, turp që e kemi President

Pas mbledhjes me drejtuesit politikë të PS në qarqe në selinë rozë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka komentuar edhe deklaratat e presidentit Ilir Meta një ditë më parë.

Kreu i qeverisë tha para gazetarëve se Meta ka dalë nga shinat e funksionimit, duke nënvizuar se është e turpshme të kemi një President të tillë. Ai shtoi se gjuha verbale e Metës është përshkallëzuar.

Duke iu referuar deklaratës për media me tone të ashpra që kreu i shtetit mbajti ditën e djeshme, Rama tha se “është fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe marrëzisë së Ilir Metës, po ndodh shumë përpara kohe”, duke nënkuptuar se reagime të tilla pranë zgjedhjeve do të ishin më të kuptueshme. “Nuk e di ku do të shkojë kaq herët sa ka filluar”, tha Rama.

“Fatkeqësisht ai ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij”, vijoi kryeministri Rama.

“Është vërtet fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar, sepse nuk është hera e parë, por realisht është shumë e turpshme dhe sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e Presidentit të Rrepublikës që faktikisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar siç është partia prej të cilës ai vjen dhe tek e cila ai shkon. Është për të ardhur keq”, u shpreh Rama.

Për sa i përket kallëzimit në SPAK të PD për incerenatorët , Rama i cilësoi simptoma dëshpërimi  dhe mungesë të vizionit të programit qeverisës dhe inekzistencës së lidershipit të PD-së.

"Është një periudhë kur simptomat e dëshpërimit dhe mungesës së vizionit dhe boshllëkut të programin dhe inekzistencës së lidershipit të opozitës do të shkojnë  duke u bërë më të dukshme dhe të turpshme, dhe fjalori shqip do të njoh një shpërdorim të madh qoftë nga PD edhe nga partia presidenciale dhe është e qartë që përballë kësaj marrëzie dhe degradimi nuk mund të bëjmë asgjë. Ne do të vazhdojmë para drejt qeverisë dhe punës tonë ku nuk jemi ndalur në asnjë moment", tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy