Një mot me vranësira karakterizuar me reshje lokale shiu por me temperatura në ngritje.
Ky është parashikimi nga IGJEUM, i meteorologes Anira Gjoni, për shikuesit e “MCN live”.
Do të vijojmë të qëndrojmë në kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi do të kemi alternimin e vranësirave dhe kthjellimeve të herëpashershme.
Gjatë kësaj jave presim që të kemi sërish reshjet në formën e shiut por do të jenë të dobëta dhe lokale.
Meteorologia Gjoni thotë se karakteristikë e javës do të jenë temperaturat e larta atmosferike.
Në veçanti, të mërkurën parashikohet që temperaturat të arrijnë deri në 29°C, që është një ndryshim nga javët e kaluara.
Ajo që do të jetë ndryshe që lamë pas, këtë jave do te kemi pranin të temperaturave të larta. Përgjatë ditës së nesërme dhe në vazhdim do te kemi rritje të temperaturave, duke shënuar më konkretisht për ditën e marte, minimalja të shënojë në bregdet 13 °C dhe maksimalja të shënoj 22°C, në zonat e ulëta, presim që minimalja të shënojë 13°C dhe maksimalja 24°C dhe në zonat malore, minimalja të shënoj 10 °C dhe maksimalja 19°C.
Të mërkurën presim serish ngritje të temperaturave, kur në zonat e ulëta, maksimalja të shkoj deri në 29°C.
Por do të jenë ditë me vranësira dhe temperatura të larta.



