4 vitet e SPAK mes sulmeve dhe hetimeve/ Politika e anatemon, SHBA i del në krahë: Reforma po jep rezultate (VIDEO)

4 vitet e SPAK mes sulmeve dhe hetimeve/ Politika e anatemon, SHBA i del në krahë: Reforma po jep rezultate (VIDEO)

Kur në pak javë SPAK pritet të shënojë krijimin si institucioni që do rikthente besimin e publikut tek drejtësia, sulmet politike ndaj tyre dhe akuzat janë shtuar. Ndërsa me një mesazh të koduar fill pas dosjes ku po hetohet ish kryeministri Berisha, zyrtarët e SPAK janë thërritur në SHBA.

Në më pak se 50 ditë, Prokuroria e Posaçme kundër krimit e Korrupsionit do të lërë pas vitin e katërt të ndezjes së motorëve.

Me publikun i cili vazhdon të jetë skeptike tek SPAK dhe ka pritshmëri të lartë për të goditur së pari zyrtarë e politikan të korruptuar, drejtuesit e këtij institucioni dhe hetuesit e dosjeve të nxehta prej një jave ndodhen në SHBA.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerit të Shqipërisë aty ku SPAK sot është institucioni më i vlerësuar.

Edhe pse zyrtarisht të gjitha takimet e nivelit të lartë që prokurorët e SPAK kanë patur janë shoqëruar me mbështetjen publike që ka ky institucion, vetë amerikanët kanë kërkuar nga prokurorët të bëjnë atë që publiku pret!

Ndoshta rastësi apo koordinim me palëve, vizita e hetuesve të SPAK në departamentin e drejtësisë, të shtetit dhe zyrat e FBI vjen pak ditë pasi ky institucion vuri në hetim politikanë më të rëndësishëm në Shqipërinë post komuniste, z.Sali Berisha.

Pjesë e këtij delegacioni janë kreu i SPAK, z.Dumani i cili është drejtësi i hetimeve për ish- numrin dy të qeverisë Arben Ahmetaj, ish-drejtësi Arben Kraja i cili me Klodian Braho janë prokurorët e dosjeve gërdeci dhe inceneratorëve, Dritan Prençi prokuror i inceneratorëve, Enekeleida Millonaj prokurorja e dosjes së klubit “Partizani”, Vladimir Mara për krimin e organizuar, Dorina Bejko prokurore tek dosja ndaj Fredi Belerit.

SPAK aktualisht ka një bilanc me një ish kryeministër në hetim, një zëvendës kryeministër në hetim dhe në arrati, dy ministra të vënë përball drejtësisë, 4 ministra në hetim, me 3 kryebashkiakë të arrestuar e të pandehur në detyrë, me 4 ish-kryebashkiakë të arrestuar dhe me dhjetëra zyrtarë të lartë të administratës në gjykim e të dënuar.

Ekipi i OPDAT-it nga ambasada e SHBA në Tiranë vazhdoi vizitën në Uashington së bashku me zyrtarë të SPAK. Shefi i SPAK Altin Dumani u takua me shefin e Njësisë së Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit publik në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e SPAK-ut u takuan me ekipe të tjera të Departamentit të Drejtësisë dhe gjithashtu vizituan bibliotekën në godinën kryesore të drejtësisë. Grupi do të vazhdojë turin studimor në Uashington me vizita në Departamentin e Shtetit të SHBA, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).

Pjesëtarë të ekipit të OPDAT-it në Ambasadën e SHBA dhe zyrtarët e SPAK-ut vazhduan takimet në Uashington, DC.

Kreu i SPAK Altin Dumani pati takime në Byronë Federale të Hetimit (FBI), në Seksionin e Rikthimit të Aseteve të përftuara nga Pastrimi i Parave në Departamentin e Drejtësisë, si dhe në Departamentin e Thesarit.

Dumani gjithashtu u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O'Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretaren kryesore për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Yuri Kim.

Grupi do të vazhdojë udhëtimin studimor me takime të tjera në Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Drejtësisë dhe Administratën kundër Narkotikëve (DEA).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy