
Shtimi i gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale është ngritur si shqetësim nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Robert Gajada tha se nuk ka kapacitet për t’i ndjekur të gjitha rastet. Ndërkohë në një raport që po përpilohet nga ky institucion, janë evidentuar të gjitha rastet e gjuhës diskriminuese nga aktorët politikë, përfshirë edhe kryeministrin Rama.



