Përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss Univers 2023, Endi Demneri ka rrëmbyer vëmendjen në kompeticionin e bukurisë që është duke u mbajtur në El Salvador.
Mbrëmjen e 16 Nëntorit është zhvilluar gjysmëfinalja në El Salvador, ku Endi është renditur në top 5 pretendete për fitore sipas votave të publikut.

Bukuroshja 24-vjeçare konkurron me kauzën e një sëmundje me të cilën ka luftuar dhe kërkon që të sensibilizojë vajzat e reja.
“Është një sëmundje që quhet endometriosis. Kjo është kauza ime në “Miss Universe”. Dua të bëj vajzat e vogla dhe në moshën time, as nuk diskutohet, të kuptojnë që në qoftë se nuk ndihen mirë me veten. Ka një gjë që s’shkon, nuk kanë dëshirën për të filluar ditën, dëshirën për të ndërmarrë gjëra për veten e tyre, është me të vërtetë një gjë që nuk shkon te to. Duhet kuptuar që asgjë nuk të ndalon ty, e vetmja gjë që mund të të ndalojë është një sëmundje që në Shqipëri dhe në vendet e vogla akoma nuk njihet”, ka treguar Endi.

Konkursi i 72-të i Miss Universe është duke u mbajtur në El Salvadorin magjik, një xhevahir i Amerikës Latine. Ky event ka bërë së bashku mbi 90 delegate të Miss Universe që konkurrojnë për kurorën prestigjioze e cila do të jepet mbrëmjen e 19 Nëntorit.

Duke filluar nga viti i ardhshëm për tre vite MCN Tv do të transmetojë ekskluzivisht garën për të bukurën e Shqipërisë, Miss Universe. Spektaklin e bukurisë, i cili tradicionalisht mbahet në Pallatin e Kongreseve, do ta ndiqni në ekranin e MCN Tv.
Miss Universe Albania u krijua në vitin 2002 dhe që nga ajo kohë ka përzgjedhur shqiptaren më të bukur që merr pjesë në konkursin ndërkombëtar Miss Universe. Ekskluziviteti i kompeticionit iu besua në vitin 2014 producentit Eduart Deda.




