
Pavarësisht qëndrimeve kundër edhe nga Brukseli, qeveria shqiptare mbetet e vendosur për të hequr barrierat doganore Shqipëri-Kosovë. Në një intervistë për KosovaPress, Ministri i Diasporës, Pandeli Majko tha se kjo është e domosdoshme për dy vendet, teksa theksoi se nuk është habi që Serbia ka ende influencë në Kosovë.



