
Korsitë e biçikletave të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës përbëhen nga akrilate, substanca me rrezik shumë të madh për shëndetin e njeriut, që shkaktojnë dëme në rrugët e frymëmarjes, mëlçi, lëkurë dhe që janë kancerogjene. Alarmi ngrihet nga profesori i kimisë, Sokol Abazi, i cili thotë se ministria e shëndetësisë duhet të reagojë.



