Një anije mallrash është përplasur me një cisternë nafte në brigjet verilindore të Anglisë, duke shkaktuar një zjarr të madh dhe duke nxitur një reagim urgjent nga rojet bregdetare britanike.
Roja bregdetare tha se ka dërguar një helikopter dhe varka shpëtimi nga qytetet e afërta, si dhe "anije me aftësi zjarrfikëse", për t'iu përgjigjur incidentit në Detin e Veriut.
Videot e incidentit tregojnë shtëllunga të zeza tymi që rrethojnë të paktën një anije të përfshirë nga flakët.
Instituti Mbretëror Kombëtar i Varkës së Shpëtimit (RNLI) tha se kishte dërguar katër ekuipazhe të varkave të shpëtimit për t'iu përgjigjur incidentit dhe se ishte në dijeni të "raporteve se një numër njerëzish kishin braktisur anijet pas një përplasjeje dhe kishte zjarre në të dyja anijet".
Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg, sipas Martyn Boyers, shefi ekzekutiv i Portit pranë Grimsby East.
Incidenti përfshin një cisternë me flamur amerikan të quajtur Stena Immaculate dhe një anije kontejneri të quajtur Solong, e cila lundron nën flamurin e Madeira, një rajon autonom i Portugalisë sipas mjetit të gjurmimit të anijeve VesselFinder. Nuk dihet se si dhe pse ndodhi përplasja.



