Enea Lapa, kampioni i Jiu-jitsu: Mund të hapim një akademi në Shqipëri (VIDEO)

Enea Lapa, kampioni i Jiu-jitsu: Mund të hapim një akademi në Shqipëri (VIDEO)

Enea Lapa, një i ri nga Saranda që jeton në Florida të SHBA-ve, është kampion bote në Jiu-jitsu. Në MCN TV përmes një lidhjeje Skype, ai rrëfeu rrugëtimin e tij në këtë fushë.

Kam tetë vite që ushtrohem, qëkur erdha në Amerikë. Mund të stërvitem 2-3 orë në ditë. Kohët e fundit jamë fokusuar më shumë në mësimdhënie.

Pati interes por edhe profesori im më tha që ti e dashuron këtë sport, pse nuk përpiqesh ta shikosh si mund të jesh si profesor. Fillimet ishin pak të vështira, pastaj u dashurova me mësimdhënien.

Kam qenë shumë aktiv në kampionat që në fillimet e pjesëmarrjes në sport. Me kalimin e kohës mora disa medalje bronzi. Ishte një arritje që më dha një shtysë që të mos ndaloja dhe të ndiqja ëndrrën time. Disa nga arritjet më të mëdha ishin Botërori 2022, Panamaerikani në 2023, ku zura vend të dytë dhe North American Masters në 2023.

Profesori im ka qenë prika e nisjes. Ai është legjendë në këtë sport. Nuk pata nevojë të ndiqja shumë të tjerë. Më thonin që je me shumë fat. Joe Santiago jo vetëm që është sportist i arritur por është edhe mësues shumë i mirë. Këtu ka një komunitet shqiptarësh dhe mblidhemi për festa.

Punoj ndërkohë edhe në një restorant.

Për momentin jam i përkushtuar te Akademia dhe dua të krijoj diçka. Në një të ardhme mund të zgjerohemi dhe të hapim një në Shqipëri. Unë përfaqësoj akademinë time amerikane, por si individ kam flamurin shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy