Putini e ka të pamundur të shpallë suksesin ushtarak pas “dështimeve të dukshme operacionale”, thotë Britania e Madhe.
Nënvlerësimi i rezistencës ukrainase nga Rusia dhe planifikimi i “skenarit më të mire” të saj kanë çuar në “dështime të dukshme operacionale, duke penguar presidentin Putin të shpallë sukses të rëndësishëm ushtarak në Ukrainë” në paradën e Ditës së Fitores së 9 majit, ka thënë Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.
Sipas raportit të fundit të inteligjencës britanike, plani i pushtimit të Rusisë ka shumë të ngjarë të jetë bazuar në supozimin e gabuar se ajo do të haste rezistencë të kufizuar dhe do të ishte në gjendje të rrethonte dhe të anashkalonte me shpejtësi qendrat e populluara.
“Ky supozim bëri që forcat ruse të përpiqeshin të kryenin fazën e hapjes së operacionit me një qasje të lehtë dhe precize që synonte të arrinte një fitore të shpejtë me kosto minimale. Ky llogaritje e gabuar çoi në humbje të paqëndrueshme dhe një reduktim të mëvonshëm të fokusit operacional të Rusisë”, vlerëson ministria britanike e Mbrojtjes.



