
Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore në Lezhë ka nisur verifikimet për rastin e 66-vjeçarit Ndue Murçaj të denoncuar disa ditë më parë, për mosmarrje të pensionit të pleqërisë dhe kushteve të vështira në të cilat jeton. Për këtë është vënë në lëvizje edhe shërbimi social në Bashkinë e Lezhës, të cilët bënë të ditur se po punojnë për t’i siguruar një strehë.



