
Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen pranverën e ardhshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur të rifreskojë të gjitha drejtoritë dhe ndërmarrjet kryesore bashkiake. Përmes një vendimi Veliaj shkarkoi 12 drejtori si dhe bëri ndryshime tek UKT dhe policia bashkiake.
Këtë vendim të shkarkimeve, këshilltarët bashkiak të PD-së, Ilda Zhulali dhe Ilir Alimehmeti, të ftuar në “MCN informacion” e shohin si nevojë të Veliaj për të përtërirë shtabin e tij elektoral dhe këta nuk i duheshin më.
Për znj. Zhulani, me aferat e inceneratorit dhe drejtorëve të 5D, Veliaj e di që nuk i shpëton më drejtësisë.
Mendoj se është e qartë se Velija ka nevoje që të ripërtërijë shtabin e tij elektoral. Sepse shtabi i vjetër elektoral është i gjithë tashmë i identifikuar në afera korruptive, jo vetëm me inceneratorin famëkeq mbeti fantazmë dhe vazhdon të gllabërojë para çdo ditë, edhe sot mori 80 mijë € nga taksat tona, por edhe me grup drejtorë të tjerët, të cilët kanë ndërtuar të njëjtën skemë si e famshmja 5D, secili ka ndërtuar një kompani, dhe përmes tyre marrin paratë e tatimpaguesve shqiptar.
Por edhe me grup drejtorët e tjerë që kanë drejtuar të njëjtën skemë. Kjo skenë tashmë është zbërthyer. Ne kemi bërë denoncime në SPAK, z. Këlliçi ka depozituar një seri kallëzimesh për zotin Veliaj. E ka bërë shumë të qartë skemën që është përdorur. ka çuar emra konkretë, përfshirë për shembull edhe drejtorin e policisë Bashkiake, i cili gjithashtu ka patur një kompani të vetëm dhe shkonte u bënte presion tregtarëve të vegjël të Tiranës në mënyrë që të gllabëronte tregjet.
Veliaj duhet ta dijë që herët apo vonë, edhe emrat e tjerë do dalin dhe do bëhen publik.
Nuk do ti shpëtojnë dot drejtësisë, mirëpo i duhet te angazhojë një shtab të ri elektoral, edhe këta padyshim do të vazhdojnë të njëjtën skemë, se koka është e një. Dhe autori i gjithë kësaj skeme është Erion Beliaj, sepse nuk kanë vepruar në padijeni të gjitha grup drejtorësh, duke ndërtuar të njëjtën skenë, duke i marrë secili paratë në mënyrat e veta dhe në fund të ditës i kanë përdorur për asgjë tjetër, po për të marrë vota për llogari të Erion Veliajt për llogari të PS.
Nga ana tjetër, dr. Alimehmeti, thotë se të 12 drejtorët po të kishin qene administratë civile nuk do të shkarkoheshin në këtë mënyrë.
Porse, sipas tij, ata janë bashkëpunëtore politike të Veliaj dhe shkarkimi në bllok është bërë për të rinovuar stafin e tij elektoral.
Po të kishin qenë thjesht administratë civile në punë civil, këta njerëzit nuk do ishin marrë shumë, pra, do të ishim marrë patjetër, por nuk do të marrim në këtë mënyrë.
Po, këta janë bashkëpunëtorët politikë, pra teorikisht këta nuk duhet të merren me pjesën politike, nuk duhen të merren me pjesën elektorale, me radhë, por de facto merren.
Ju e dini fare mirë që drejtorët që tashmë janë nën arrest në burg, kanë qenë drejtues fushate të kryetarit të bashkisë në Tiranë, me ato para që na vjedhin ne nga xhepat, shkojnë dhe bëjnë ato fushatat, dhe ju e dini se.
Dhe tani na dalin 12 drejtorë të tjerë.
Tani, po të mos kishte qenë kjo çështje politike, pra shkarkimi i tyre, si ka mundësi që të shkarkohen 12 drejtorë në qoftë se janë administratë civile e thjeshtë. Pra, nuk është se pret që të bëhen 12 për t'i shkarkuar.Këto shkarkohen në bllok, sepse do rinovimin e stafit elektoral.
Ky staf elektoral i tij tashmë është djegur totalisht dhe tani është duke i larguar, me fut njerëz tjerë, pastaj do flasim kur të vijë puna më sakte sepse mund të jetë edhe më e ulët angazhimi i Veliaj në fushatën e Partisë Socialiste sepse duket se tjetër kush ka marrë drejtimin e Tiranës.
Po, ajo që do të doja të shtoja ekstremisht është që ne kemi shumë të qartë zyrtare nga të dhënat që jep vetë Bashkia Tiranë, pra edhe këto duhet t'i marrë me doreza, sepse janë ato që ajo nxjerr, që ne me vite të tëra kemi një rritje progresiv të të gjitha taksave, pra kur vjen puna për paratë që ne qesim nga xhepi, çdo vit janë shtuar edhe për 2024, ndërkohë që ato investimet që ka realizuar Bashkia Tiranë? Ato vetë, që ato që ka planifikuar vetë. Është realizuar vetëm 24 % e planit që ata kanë bërë për këtë nëntë mujor.



