Islami: Rama tentoi të takonte Putin, por iu refuzua

Islami: Rama tentoi të takonte Putin, por iu refuzua

Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami, thotë se Edi Rama ka tentuar që të takojë Presidentin rus, por një gjë e tillë i është refuzuar dhe se në takim e ka pritur ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Në një intervistë për MCN TV, Islami deklaroi se Edi Rama ka qenë në Moskë si ministër i Jashtëm dhe drejtues i Presidencës së OSBE.

Gjatë asaj kohe ka ndërruar pozicione, se pavarësisht se nuk është thënë këtu, ai ka tentuar të realizojë një takim me Presidentin Putin në atë kohë si Kryeministër i Shqipërisë. Kërkonte ta shfrytëzonte këtë moment për interesa të brendshme. Kjo gjë nuk është realizuar dhe e ka pritur ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov. Nuk ka asnjë lloj transparence, shkoni në Ministrinë e Jashtme dhe po gjetët takim të Ramës me Lavrov se çfarë thënë dhe është diskutuar, qoftë dhe dy gisht letër, nuk do e gjeni kurrë. Rama i ka të gjitha gjërat batutë dhe gallatë. Ai mendon se politika e jashtme është lloqe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy