Djali i Kishidës në qendër të kritikave, për sjellje të papërshtatshme në rezidencën e Kryeministrit

Djali i Kishidës në qendër të kritikave, për sjellje të papërshtatshme në rezidencën e Kryeministrit

Shotaro Kishida, djali i Kryeministrit japonez Fumio Kishida, mori një tërheqje të fortë vëmendje nga babai i tij, pasi u vu në qendër të mediave japoneze, për sjelljen e papërshtatshme gjatë ditëlindjes së tij në rezidencën zyrtare të Kryeministrit.

Shotaro, 33 vjeç, nuk është vetëm djali i Kryeministrit, por ai është punësuar edhe nga babai si sekretar gjë që ka shkaktuar pakënaqësi në Japoni. Për më tepër, ai ka qenë subjekt i kritikave për sjelljen e tij edhe në të kaluarën.

Në fillim të vitit ai u akuzua se kishte përdorur mjete zyrtare për të bërë pazar në Paris, Londër dhe Otava. Në këtë rast ai u mbrojt ashpër nga kreu i qeverisë, me argumentin se në realitet sekretari i ri kishte shkuar në emër të Kryeministrit për të blerë suvenire për anëtarët e qeverisë dhe për të bërë foto për t’u përfshirë në profilet sociale të babait të tij.

E përditshmja Bunshun Online raportoi se Shotaro zhvilloi një festë fundviti me të afërmit në rezidencën zyrtare të Kryeministrit në dhjetor dhe, me atë rast mbajti një konferencë të sajuarpër shtyp dhe u shtri në shkallët e vetë rezidencës.

Në një konferencë për shtyp këtë mëngjes, kryesekretari i kabinetit Hirokazu Matsuno, i cili vepron dhe si zëdhënës i qeverisë tha:

Rezidenca zyrtare është një strukturë në të cilën banon Kryeministri dhe familja e tij, por është gjithashtu një zyrë publike me funksione pritjeje dhe funksionet e zyrës.

Prandaj, ne duhet të sigurojmë përdorimin dhe menaxhimin e duhur duke parandaluar që të ndodhin gjëra të tilla.

Sipas zyrtarëve të qeverisë, Kryeministri e kishte paralajmëruar ashpër sekretarin dhe djalin e tij të madh pasi mësoi për artikullin. Por kur u pyet nga gazetarët nëse do të shkarkonte Shotaron nga posti i sekretarit, ai u përgjigj: “Unë e di që tani do të kryejë detyrat e tij me një ndjenjë më të madhe përgjegjësie”.

Mirëpo, në festën e bërë nga djali i tij është paraqitur edhe vetë kryeministri. Matsuno pranoi se kreu i qeverisë u shfaq, në cilësi private, në një moment të caktuar të darkës për të përshëndetur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy