
Anila Ndoka (Prendushi), e cila u qëllua me plumb në kokë nga ish-bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj, ka ndërruar sot jetë pas 6 ditësh në spital.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës, Anila nuk ka mundur të mbijetojë plagëve të marra nga plumbi në kokë.
Kujtojmë që më 18 shkurt, Kol Manaj 34 vjeç qëlloi partneren 44-vjeçare pas një debati në automjet, dhe më pas vrau veten.
Anila ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti, me të cilin kishte 3 fëmijë, dhe prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn.



