
Në Kosovë, SHBA do të investojë 100 milionë dollarë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së normalizimit ekonomik, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator mes Prishtinës dhe Beogradit.
Këtë fakt e ka bërë të ditur kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Adam Boehler, gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë.
“100 milionë dollarë do të investojmë në Kosovë, ne kemi ardhur me kolegë që të ju tregojmë së sa jemi serioz. Ne jemi këtu për të nënshkruar një marrëveshje dhe për të investuar”, tha ai.
Delegacioni amerikan udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, i dërguari special për dialogun, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.
Pas Prishtinës, delegacioni do të vizitojë Beogradin.



