COVID-19/ Kuvendi përgjysmon pagën e deputetëve për 3 muaj

COVID-19/ Kuvendi përgjysmon pagën e deputetëve për 3 muaj

Të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë u përgjysmohet rroga për 3 muaj si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia me COVID-19 në Shqipëri. Vendimi u mor ketë të enjte në Byronë e Kuvendit, në mbledhjen e drejtuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi në një video konferencë.

"Byroja vendosi që, në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, krijuar nga koronavirusi COVID-19, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekur nga masat ndaluese të koronavirusit, paga e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë  të përgjysmohet për një periudhë tremujore", thuhet në njoftimin zyrtar nga zyra e shtypit të Kuvendit.

Por po ashtu, kryeparlamentari Ruçi u është drejtuar me një letër drejtuesve të tridhjetë të institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, të marrin të njëjtën nismë, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, si kontribut në lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy