
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare ka humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në banesën e saj.
Sipas korrespondentes së MCN nga Korça, Elsa Xhindole, gruaja, e cila jetonte e vetme, nuk ka mundur të dalë në kohë nga banesa dhe është asfiksuar nga tymi. Ajo ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1 të Pogradecit, në banesën e shtetases Kozeta Teço, e cila nuk ishte e martuar dhe nuk kishte fëmijë. Ajo jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe ndihmohej nga motra e saj.
Flakët kanë përfshirë dy dhoma të shtëpisë dhe janë përhapur me shpejtësi, duke e bërë të pamundur daljen në kohë të viktimës. Hetimet paraprake kanë konfirmuar se shkaku i vdekjes ishte asfiksimi nga tymi.
Zjarrfikësit dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar shuarjen e flakëve, por ishte shumë vonë për të shpëtuar jetën e 52-vjeçares.
Aktualisht, grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës po punojnë për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë tragjedi



