Raportimi i vetëvrasjes/ Cukali: Media të mos bëjë spektakël me vdekjen! Ndikon te shtimi i rasteve

Raportimi i vetëvrasjes/ Cukali: Media të mos bëjë spektakël me vdekjen! Ndikon te shtimi i rasteve

Drejtori Ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, deklaroi se media nuk duhet të bëjë spektakël me vdekjen, duke iu referuar raportimeve të vetëvrasjes së shtetasit Ilvi Meta në Komisariatin e Kavajës apo rasteve të ngjashme. Cukali tha në edicionin e lajmeve në MCN Tv se ka një tentativë për ta shokuar publikun, duke i dhënë detaje dhe informacione të panevojshme. Po ashtu ai theksoi se studimet tregojnë se raportimet mbi vetëvrasjet ndikojnë në shumëfishimin e tyre.  

Ka pasur dalje të informacionit që nuk përbën interes publik. Përderisa media ka për detyrë të mos bëjë spektakël me vdekjen...Publikut i intereson siguria në qeli, pse ka ndodhur, kush është përgjegjës. Duhet shmangur në mënyrë maksimale dhënia e detajeve. Nuk mendoj se publikimi i fotove do të ndihmojë publikun për t’u informuar. Është tentativë për ta joshur ose shokuar publikun. Në Kodin e Etikës ka një nen që ka të bëjë me respektimin e familjarëve të viktimave. Ke hedhur në rrjet pamje makabre të personit që nuk jeton më, familjarët e tij do përballen me këto pamje përjetësisht. Ajo që konstatoj me shumë shqetësim, ka një përgjegjësi të madhe, që në një vend si Shqipëria bie mbi mediat. Raportimi në media i vetëvrasjeve i shumëfishon ato. Në këtë periudhë që po jetojmë, mund të ketë shumë njerëz depresion, dhe në momentin që i shohin në media rastet e vetëvrasjes, tendenca është që të mendojnë se është diçka që u bëka, mund ta bëj edhe unë. Kur nuk është e nevojshme nuk e kuptoj pse duhen raportuar rastet e vetëvrasjeve. Duhet të ketë ndjeshmëri më të madhe nga AMA. Burimi kryesor i mungesës së etikës është te televizioni, që kanë mundësi të kenë pamje”.

Cukali tha se përmes raportimeve etike një media mund të humbasë klikime dhe shikueshmëri, por ndërton në afatgjatë besueshmëri, duke theksuar se publiku ka mençurinë për ta kuptuar këtë gjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy