Në harkun kohor të 7 Mujave, Fshati Shënavlash në Qarkun e Durrësit është renditur në kartotekat kriminale të policisë së shtetit për krime makabre brenda familjes, aq sa konsiderohet sot si “Fshati ku vrasin Baballarët”.
Ky kapitull i vrasjes së babait do të shënohet mbrëmjen e 13 shkurt 2024. Sipas dokumenteve të siguruara nga FactCheck, Hysen Meta sot i dyshuar si autor i vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së babait të tij, mbrëmjen e 13 shkurt ora 22.30 u paraqit në policinë e Durrësit.
Ai kërkoi ndihmë bluve për ti gjetur babain, ndërsa policia nisi të kërkonte ngado për lokalizimin e Pëllumb Metës.
“Është larguar babai nga banesa, ai quhet Pëllumb Hamdi Meta i datëlindjes 9.6.1974 dhe ka tetë klasë shkollë”.
Pas këtij denoncim Hysen Meta i cili vetëm pak ditë më parë kishte ardhur nga emigrimi në itali ku qëndronte u rikthye në banesën e tij dy katëshe në Shëna Vlash.
Të nesërmen e këtij kallëzimi më 14 shkurt 2024 teksa policia nisi të gjurmonte provat zbuloi se telefoni i viktimës ishte i fikur dhe të parët që u morën në pyetje ishin dy djemtë e Pëllumbit, Hyseni me Amarildon, më pas Hygerta vajza e tij dhe bashkëshortja e të ndjerit.
Askush prej tyre nuk dha një ndihmë për policinë përveç faktit se babai kishte disa ditë që nuk kthehej në banesë dhe ai punonte si roje diku afër shtëpisë.
Pa përgjigje ishin edhe kolegët e punës, banorët e lagjes dhe të afërm të familjes. Ndërsa më 17 shkurt 2024, 72 orë pas nisjes së hetimeve. Kamerat e sigurisë zbuluan një skenar të denjë për filma horror.
Automjeti i viktimës vetura model Citroen me targë AA128YO lëvizte mëngjesin e 11 shkurtit ora 04.16 minuta nga shtëpia e Pëllumbit në drejtim të plazhit Sektor Rinia.
Kjo pamje filmike më datë 18 shkurt ju vu para fëmijëve të Pëllumb Metës të cilët pa e ditur se ishin filmuar kishin sërish një përgjigje sipas planit krimina.
Hyseni dhe vajza Hygerta pranuan se krimin e kishte kryer Hygerta pasi babai i tyre kërkonte ta fejonte motrën pa dëshirë dhe vëllai tjetër Amarildo dhe nëna e tyre Blerina s’kishin asnjë lidhje me krimin.
E pak muaj pas kësaj ngjarje të rëndë, më 15 Korrik 2024 Policia e Durrësit do të vihej thuajse në të njëjtën sprovë. Atë të gjetjes së një babai të zhdukur i cili në realitet ishte vrarë.
Nga familja Meta, ku motivi i vrasjes së Hysen Metës mbetet ende mister, hetimet do të ndaleshin tek Familja Balla.
Me skenarin e zhdukjes pas vrasjes së babait sërish dalin në skenë fëmijët.
“Kryefamiljari 62-vjeçar Enver Balla është qëlluar për vdekje me pistoletë në stanin e familjes nga i biri Esmerald Balla. Më pas djali e ka hedhur trupin në pus, dhe pasi kanë kaluar disa ditë, ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit”.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur pas një sherri që atë e bir kishin për çështje parash. Në polici, 30-vjeçari Esmerald Balla ka kallëzuar se i ati ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe pas këtij momenti nuk kishte mundur të lidhej më me të atin. Po ashtu, ai ka hedhur dyshimet se ajo grua mund ta kishte vrarë 62-vjeçarin, pasi ai nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.
Djali tjetër i viktimës, Andi Balla pasi ka marrë vesh zhdukjen e të atit, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar se në Instagram, i ka shkuar një mesazh nga një grua që i thoshte që familjarët të mos e kërkonin më babanë e tij, pasi ishte larguar me pushime.
Kanë qenë hetimet kompjuterike dhe përgjigjet që kanë zbuluar autorin, i cili ka pranuar vrasjen, pas një konflikti që kishte me babanë për 7,5 milionë lekë kursime, që dyshonte se ai ia kishte vjedhur.



