
Ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka lënë qelinë e burgut në Hagë dhe është kthyer në Kosovë.
Mediat vendase raportojnë se Thaçi ka mbërritur në vendlindje në Burojë, për të qenë pas familjes.
Gjithçka pasi miratimit për të kërkesës nga Gjykata Speciale, për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të babait të tij.
Edhe në muajin maj, Thaçit ju miratua një kërkesë e ngjashme, për të vizituar nënën e sëmurë.
Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim që nga viti 2020 i akuzuar për krime ndaj njerëzimit dhe krime lufte.



