Turqia ka kërcënuar se do të dërgojë 15,000 refugjatë në Bashkimin Evropian, pas përshkallëzimit të raporteve me BE-në, për shkak të tubimeve të anuluara për referendumin e Turqisë.
Ndërkaq Bullgaria njofton se tashmë janë të përgatitur që të rrisin patrullimet dhe të përfundojë rrethojën me tela gjembore përgjatë kufirit me Turqinë, për të parandaluar ardhjen e migrantëve.
Ministri i Mbrojtjes, Sefan Tanev shprehet se tashmë janë të gatshëm të mbrojnë kufirin shtetëror ndërsa shton se për momentin situata në kufi është e qetë dhe tentimet për të kaluar ilegalisht kufirin kanë rënë gjatë dy muajve të fundit.



