I morën ryshfet një personi/ AMP ekzekuton vendimin e GJKKO, “arrest në shtëpi” për tre punonjësit e policisë

I morën ryshfet një personi/ AMP ekzekuton vendimin e GJKKO, “arrest në shtëpi” për tre punonjësit e policisë

AMP ka ekzekutuar sot një vendim të GJKKO që caktoi masa “arrest në shtëpi” ndaj punonjësve të policisë; D. L., me detyrë Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum; A. J., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Orikum; A. F., me detyrë Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum.

 

Ata dyshohen për veprat penale: “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”.

 

Drejtoria e Hetimit është vënë në dijeni se këta punonjës policie, në shtator të vitit të kaluar, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.

 

Pas hetimit disa mujor me metoda speciale në drejtimin e SPAK, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i implikimit të punonjësve të policisë në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës. Vijojnë hetimet pë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy