
Maskat po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta në Japoni, dhe është aq e vështirë për t’i gjetur në dyqane, sa janë bërë objekt vjedhjeje. Ngjarja ka ndodhurnë qytetin e Kobe, në perëndim të arkipelagut, ku policia mori një ankesë nga Spitali i Kryqit të Kuq për zhdukjen e katër pakove kartoni, nga dymbëdhjetë që kishte gjithsej në magazinë, të mbyllura në një dhomë me kyç.
Kartonat që mungonin përmbanin 120 kuti maska mjekësore me një vlerë totale prej rreth 40 000 jen, ekuivalent me 335 euro. Stafi i spitalit raportoi se mallrat e humbura ishin pjesë e stokut të urgjencës dhe se personeli disponon aktualisht një sasi të mjaftueshme. Javën e kaluar qeveria e Tokios njoftoi se do të sigurojë ndihmë financiare për kompanitë që dëshirojnë të investojnë në rritjen e prodhimit të maskave shëndetësore mjekësore, pas rritjes së mprehtë të kërkesës për shkak të përhapjes së koronavirusit.



