
Shkëlzen Berisha ka folur pas daljes nga GJKKO, ku është marrë në pyetje lidhur me tragjedinë e Gërdecit. Shkëlzen Berisha tha se ky është teatër politik, ku sipas tij në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babi, në darkë ekzekutohet masa e sigurisë.
Të 71 dëshmitarë ndahen në tre kategori, familjarë, ose punonjës të shtetit, ose kompanisë që kanë pasur lidhej me procesin, unë jam i vetmi dëshmitar që s’kam lidhje me këto tre kategori. Kam thënë që dëshmia ime një vit më parë s’ka asnjë lidhje me akuzën. Asgjë ato që thanë s’ka lidhje me akuzën, thirrjen time në këtë proces e konsideroj, skam asnjë informacion që mund ti shërbej akuzës, teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babi, në darkë ekzekutohet masa e sigurisë.
I pyetur se ka një faks me emrin tuaj, Shkëlzen Berisha tha se, “Kam dhënë dëshmi para një viti. Nuk di kush e ka nisur, nuk ka ardhur në adresën time”.
“Do të flas pasi të dal”, Shkëlzen Berisha mbërrin në GJKKO për çështjen Gërdeci
Djali ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka mbërritur në GJKKO, ku do të merret në pyetje për çështjen ‘Gërdeci’ në rolin e dëshmitarit.
“Do të flas kur të dal”, është shprehur Berisha teksa hynte në ambientet e GJKKO-së ku do të mbahet seanca e radhës gjyqësore.
Djali i ish-kryeministrit pritet të pyetet edhe për takime me ministrat e kohës në qeverinë Berisha dhe një telefonatë me Fatmir Mediun menjëherë pas shpërthimit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona e mbi 300 mbetën të plagosur.



