Bilardo/ Alfred Lela: Të kërkosh të djathtën reale është si të kërkosh gjilpërën në kashtë. Nuk ekziston

Bilardo/ Alfred Lela: Të kërkosh të djathtën reale është si të kërkosh gjilpërën në kashtë. Nuk ekziston

Ish-gazetari, tashmë drejtor i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, Alfred Lela, duke analizuar kontestin e opozitës në politikën ditore, pranoj se asnjë entitet politike nuk mund të jetë perfekt. Në emisionin “Bilardo” Lela, tha se PD ka probleme, dhe kësaj i shtohet edhe elementët e mungesës së vulës dhe ndërrimi i emrit, të cilat nuk e lanë opozitën të garojë ashtu siç duhet. "Opozita duke marrë si aksion asnjë entitet politik nuk mund të jetë perfekte, por krijimi i një krahasimi që çalon e para te përpjekja për tu përqendruar edhe më shumë seç duhet te krahasimi duke ditur që vendin e qeveris qeveria dhe jo opozita. 2004-2005 PD bëri një ndryshim të madh. Në PD nuk është gjithçka ok, askush nuk e mendon këtë, por ajo që po themi është se PD dhe opozita nuk po lihet të garojë sepse heqja e vulës por dhe ndërrimi i emrit, dhe KAS janë të gjitha elementë që kanë ndikuar në këtë. Opozita s’ka refuzuar asnjë mendje dhe e dyta opozita është e detyruar ti thotë gjërat siç janë. Ka dy javë që kanë mbaruar zgjedhjet dhe oreksi i paneleve televizive për të thënë se fajin e ka opozita bie pak shumë në sy. Janë disa gjëra që duhen ndryshuar dhe do të ndryshojnë. Sipas Lelës, e djathta ideale nuk ekziston në Shqipëri. Të majtëve dhe të djathtëve nuk ia heqim dot bindjet politike, të djathtët kanë një individualitet të theksuar, ndërsa të majtët thonë se nuk jam me ‘asnjonin’. Ti Denis nuk je duke kërkuar të djathtën e vërtetë, por po justifikon zgjedhjen tënde. E djathta ideale nuk ekziston, mos ma kërko mua në Shqipëri. Je vërtete Denis duke kërkuar gjilpërën në kashtë, por kjo nuk ekziston. Nuk je rehat me qëndrimin tënd dhe nuk e di pse nuk je rehat me zgjedhjen tënde".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy