Komisioni i Venecias vjen në Tiranë për ligjin e pronave

Komisioni i Venecias vjen në Tiranë për ligjin e pronave

Ekspertët e Komisionit të Venecias, pas qëndrimit të tyre gjatë javës së kaluar në Tiranë, përkitazi me çështjen e shkarkimit të Presidentit Meta, do të rikthehen sërish në Tiranë.

Kësaj rradhë,  delegacioni mbërrin në Shqipëri për një vizitë dy ditore (18-19 shtator) për të mbledhur mendime në lidhje me ligjin e pronave.

Kuvendi i është adresuar Komisionit që në dhjetor të vitit të kaluar për mbi 200 nene të ligjit, për të cilat ekspertët kërkojnë opinione shtesë.

Në agjendën e delegacionit thuhet se do të takohen me deputetë, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, të Brendshme, të Financave dhe Ekonomisë, të Punëve të Jashtme, por edhe me Avokatin e Popullit dhe Avokatin e Shtetit, si edhe me përfaqësues të sistemit të drejtësisë, shoqërisë civile dhe të komunitetit ndërkombëtar.

“Opinioni paraprak është llogaritur të jepet në mbledhjen e komisionit në tetor 2019”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy