Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma komenton bilanci tregtar të vitit 2021 për farmacitë, mbi 32 miliardë lekë dhe thotë se ky bilanc i shtuar nuk tregon sa realisht barna ka konsumuar qytetari shqiptar.
Në emisionin MCN Economy, ajo tha se nëse flasim për tregun farmaceutik, ai rregullohet nga ligji i barnave.
Barin në këtë ligj e gjejmë të pasqyruar, suplementin nuk e gjejmë se është në tagrin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Ministrisë së Bujqësisë.
Suplementet cilësohen shtesa ushqimore që nuk ndikojnë në shërimin e diagnozave, por në përmirësimin e kërkesave që trupi i njeriut ka. Në doza të caktuara, vitamina të caktuara kthehen në terapi, që njihen si vitamino-terapi.
Trumbetohet si fitore, rritje e të ardhurave, por duhet ta kemi parasysh, jo te bari. Meqenëse farmacia dhe tregu farmaceutik e ka shkëmbimin e barit me vlerë, nëse futja e suplementeve ndikon në fitore, ua them me bindje jo. Pandemia ka ndikuar në një grup vitaminash dhe suplementesh, që në nivel botëror, u cilësuan si të domosdoshme.
Ajo çfarë gjejmë të futur në realitetin shqiptar, nuk tregon as kërkesën reale të tregut. Ky sektor është detyruar të shtrijë gamën e artikujve që çmimin e tregtimit nuk e kanë të kontrolluar nga shteti. Kjo valvul shkarkimi rëndon xhepat e qytetarëve
Toma tha se ligji i barnave përcakton se nga mund të importosh, duke filluar nga vendet e Bashkimit Europian, nga Amerika, Kanadaja, Turqia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë marrëveshjet e CEFTA-s.
Sipas saj, importohet gjithçka kërkon tregu dhe që duhet për kurimin e njerëzve.
Tregu shqiptar nuk është atraksion farmaceutik. Sa ka ardhur dhe është reduktuar dhe kjo shikohet në larminë e firmave farmaceutike.
U fut një kusht negocimi i çmimit, i cili bëhet në tremujorin e fundit për vitin pasardhës ku vendoset një mesatare. Ne nuk bëjmë krahasime në sistem, ne bëjmë krahasime ose kemi referenca thjesht për një sektor.
Zhvillimi i një vendi merret në sistem. Në ato vende të rajonit që kemi referenca, sa i takon analizës në sistem, nuk e di çfarë parametrash kanë marrë. Këto firma janë larguar, por në vendet që marrim si referencë janë.
Këtu tregojmë që sistemi i referimit ka gabuar. Tregu nuk ka mbetur bosh, ka ikur firma A, ka ardhur firma B. Kur të ikin firma xhenerike në tregun farmaceutik shqiptar, kemi shënuar minus.
Është e vështirë të ndërtosh një marrëdhënie, por nëse pas shumë vështirësive ndërtimi, ti e prish një marrëdhënie, është e pamundur të rindërtosh.
Toma nënvizoi nevojën e të bërit të bilanceve të sakta, në mënyrë që ato që importohen të mos jenë stok dhe të mos jenë të destinuara të skadojnë si dhe të importohen molekula dhe formula të reja.
Në këtë drejtim sqaroi dy forma se si futen barnat në Shqipëri, ku së pari është regjistrimi dhe së dyti leja e importit për barnat.
Kompanitë investojnë për të regjistruar barin, se ka kosto. A mund të investojë pa pasur siguri? Kjo fillon që me gjetjen e partnerit të sigurtë.
Në politikat që ndiqen në farmaceutikë dhe a çojnë në progres të futjes së një kompanie në Shqipëri.
Ka raste kur ka barna të regjistruara, mund të futen me tender, ke raste kur barin nuk pranon kompania mëmë të ta regjistrojë, por ama nga Shqipëria, nga ata që duhet ta hapin dhe lirojnë frymëmarrjen e tregut farmaceutik, nuk gjen predispozicion, që me një dokument të lejohet futja e barnave të paregjistruara me leje importi.
Nuk mund të kërkohet plotësimi i kërkesave për barna në tregun shqiptar, duke ua faturuar peshën aktorëve që janë angazhuar. Duhet gërshetim i politikave të sistemit farmaceutik dhe më pas gjetja e aktorëve.
Pengesë për tu futur barna është Ministria e Shëndetësisë dhe këtë problematikë e kanë gjithë kompanitë, me përjashtim të atyre që ndihen mirë.
Toma deklaroi se ka investime të drejtpërdrejta që prekin qytetarët që është rimbursimi, dhe të drejtpërdrejta për zhvillimin e sektorit farmaceutik.
Ndër të tjera shtoi se sektori do të zhvillohet nëse zhvillohet mjeku farmacist.
Një student pasi mbaron ciklin 5 vjeçar, me master të integruar të nivelit të dytë, nuk ka mundësi të specializohet se nuk ka specializime. Ndërkohë që bota ka specializime dhe në Kosovë, ka specializim të farmacistit klinik.
Këto janë investime të drejtpërdrejta të shtetit se kërkon një fond të caktuar. Mund të investojmë në sektorin laboratorikë, në farmacitë spitalore. Sot farmacia spitalore, nuk kryen rol tjetër veç një magazine spitalore.
Pjesa e sektorit farmaceutik është parë si sektor që gjithë thelbin e vetë e ka tek futja e barit, duke mos e cilësuar shërbimin farmaceutik. Ne jemi 2 milionë e pak banorë dhe kemi më shumë se 3 mijë farmacistë aktivë.
Një farmacistë u ofron kujdes shëndetësor një numri shumë të vogël qytetarësh, krahasuar me vendet e tjera, një farmaci për 800-900 banorë. Kjo përkthehet në çrregullim të ofrimit të kujdesit shëndetësor.
Tregu farmaceutik rregullohet me ligj, edhe pse jemi në ekonominë e lirë të tregut, nuk është tregti e lirë që kërkesë-oferta do bëjë rregullimin e rregullave. E ke të përcaktuar se ku do e marrësh produktin.
Nuk më lejon mua që ta hap ku të dua unë dhe si të dua unë ta hap farmacinë. Jam e detyruar të punësoj një personel mjekësor të lartë, e cila prapë përkthehet në investim.
Jam e detyruar që për të asgjësuar produktet e skaduara, të ndjek procedurat e duhura. Çdo bar ka një temperaturë të caktuar që duhet ruajtur. Jo gjithkujt që në mëngjes i ka lindur ideja në mëngjes, mund të hapë farmaci.
Toma ngriti si shqetësim që në receta më shumë se kostoja e barit, shkon kostoja e suplementit.



