Kandidimi i Binajt, Lesi: PD ose nuk do ta fitojë Tiranën, ose është e bindur se do ta humbasë

Kandidimi i Binajt, Lesi: PD ose nuk do ta fitojë Tiranën, ose është e bindur se do ta humbasë

Ish-politikani dhe botuesi Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, u shpreh se mënyra se si po vepron Partia Demokratike për zgjedhjet lokale në Tiranë, tregon mungesë vendosmërie. Sipas tij, zgjedhja e një kandidati të pavarur është shenjë se PD po shmang përballjen e drejtpërdrejtë politike.

Lesi tha se opozita duhej të kishte një kandidat politik nga radhët e saj, duke përmendur tre emra që sipas tij do të ishin më të përshtatshëm: Jorida Tabaku, Ilir Ali Mehmeti dhe Klevis Balliu. 

Në përfundim, Lesi theksoi se një nga këta tre emra do të ishte zgjedhja më e mirë për opozitën, duke nënvizuar se personalisht do të preferonte Ilir Ali Mehmetin ose Klevis Balliun si kandidatë më të denjë për Tiranën.

“Partia Demokratike ose ka bindjen se do ta humbasë Tiranën, ose nuk dëshiron ta fitojë atë. Megjithatë, të thuash se nuk do ta fitosh Tiranën është pak e rëndë, por mënyra se si po punon PD-ja e tregon këtë.

Zgjedhja e një kandidati të pavarur, një personi të nderuar dhe një aktori të respektuar, tregon se PD-ja po kërkon një rrugë tjetër. Por unë kam qenë dhe mbetem i bindur se duhet patjetër një kandidat plotësisht politik nga radhët e PD-së.

Një nga figurat, sipas mendimit tim – sepse unë gjithmonë jap vetëm mendimin tim – mund të ishte një nga tre emrat që ka PD-ja: për shembull, Jorida Tabaku, që duhet bindur, ose Ilir Ali Mehmeti, ose Klevis Balliu. Jo se e them sepse është këtu Fariu, por e kam bindjen që ai është një njeri i sprovuar në beteja dhe ka dhënë kontribut për Partinë Demokratike.

Një figurë e re dhe e pastër, pra duhej një figurë plotësisht politike, sipas meje. Mënyra se si po vepron PD-ja dhe partitë aleate tregon se ato duhet ta përmbyllin sa më parë këtë proces, pasi besoj që zgjedhjet do të mbahen nga mesi i dhjetorit.

Kështu dëgjova edhe nga Blendi Klosi, i cili në një intervistë tha se janë përgatitur për zgjedhje në mesin e dhjetorit. Që do të thotë se gjatë Krishtlindjeve, Tirana mund të ketë një kryetar të ri.

Pra, me sa duket, edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 31 tetor, kërkesa e Erion Veliajt do të rrëzohet. Menjëherë më pas, besoj se Presidenti i Republikës do të shpallë zgjedhjet për Tiranën, të cilat sipas Blendi Klosit pritet të zhvillohen nga mesi i dhjetorit.

Mund të kalojmë te çështja e kandidatit. Edhe një herë, mënyra se si është gjetur kandidatura tregon se këtë vit të ri do ta kemi me kryetar të ri. Besoj, sa mund të kuptoj nga gjithçka, është një fat i madh që do të kemi më në fund kryetar.

Por, duke përfunduar, për të mos hyrë në debat me zotin Fari, dua të theksoj edhe një herë se, sipas meje, një nga këto tre figura do të ishte kandidati më i mirë për opozitën. Pastaj, nëse do të fitonte apo jo, është një çështje tjetër, por duhej një kandidat politik.

Cilin nga këta do të zgjidhje ti? Tabakun? Jo, jo, Tabakun po e lë, ndoshta Klevisin. Pra, Ilir Ali Mehmeti ose Klevis Balliu.

Po në fakt, nga këta tre, për kë je ti? Sepse, në fund të fundit, tre kryetarë nuk mund të ketë. Është e qartë, unë thashë: një nga tre. Ti që ke qenë gjatë në politikë, e kupton mirë se nuk mund të ketë tre kandidatë për një vend. PD-ja i zgjedh vetë, jo unë.

Por mendimi im është që, për shembull, Ilir Ali Mehmeti do të ishte kandidati më i mirë. Po, po, është më i mirë, më i qetë, më i matur, më i ekuilibruar.

Fakti që PD-ja nuk zgjodhi një nga këta tre kandidatë që sipas meje do të ishin më të përshtatshëm, tregon mungesë vendosmërie. Alimemeti dhe Tabaku nuk pranuan. Por edhe nëse nuk pranuan, PD-ja duhej t’i kishte bindur drejtuesit e vet për këtë çështje.

Të jesh pjesë e një partie nuk do të thotë të refuzosh përgjegjësi; përkundrazi, duhet të jesh gati të sakrifikosh. Kjo do të thotë se një nga këta tre, për mendimin tim, mund të ishte kandidat shumë i mirë: Klevis Balliu ose Ilir Ali Mehmeti.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy