“Viti më i keq”, Britania e Madhe shënon rekord për diagnostikimet me kancer

“Viti më i keq”, Britania e Madhe shënon rekord për diagnostikimet me kancer

Britania e Madhe ka raportuar vitin e saj më të keq përsa i përket diagnostikimeve me kancer, duke shënuar kështu një rekord të ri.

Sipas statistikave në dhjetor të vitit 2020 ka pasur 200,940 referime urgjente të kancerit të bëra nga mjekë në Angli, krahasuar me 187,811 të një viti më parë.

"Ne patëm valën e parë fillestare të pandemisë dhe në atë pikë shumë punë rutinë u ndërprenë sepse në u përpoqëm të përballojmë Covid dhe është zhgënjyese sepse kjo po çon në disa vonesa në diagnostikim dhe trajtim”, tha Dr Julian Elford, një radiolog klinik.

Sipas Elford, kjo çështje e prapambetur është gjithashtu edhe për shkak të frikës së pacientëve për të mos u infektuar me Covid në ambientet e spitalit.

Ndërkohë, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Anglisë ka thënë se 350,000 pacientë në Angli kishin pritur për më shumë se gjashtë javë për një test kyç diagnostikues në Dhjetor të 2020-ës.

Ata shtuan se një total prej 345,664 pacientësh ishin në pritje për një nga 15 testet standarde, duke përfshirë një skanim MRI, ultratinguj jo-obstetrik ose gastroskopi.

*Burimi Euronews

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy