Politologu amerikan David Felsen nga Georgia College tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se fakti që Blinken vizitoi Shqipërinë përpara se të shkonte tek një konferencë e rëndësishme në Mynih tregon një marrëdhënie të afërt mes dy shteteve.
Duke vijuar Felsen theksoi se SHBA-të e vlerësojnë mbështetjen e Shqipërisë dhe nuk do bënin deklarata që mund të ndërhynin në punët e brendshme të vendit.
Le të shohim skenarin. Blinken vizitoi Shqipërinë, përpara se të shkonte tek një konferencë e rëndësishme në Mynih që tregon marrëdhënien e afërt mes SHBA-së dhe Shqipërisë. SHBA e vlerësojnë mbështetjen e Shqipërisë sa i përket interesave të SHBA në NATO dhe anekënd botës. Kjo ishte arsyeja pse ai tregoi mbështetje për qeverinë shqiptare sa i përket çështjes së NATO-s.
Nuk mendoj se SHBA-do të bënin deklarata që mund të ndërhynin në punët e brendshme të Shqipërisë.
Lidhur me deklaratat e Trump, Felsen tha se edhe demokratët edhe republikanët janë dakord që duhet të ketë kontribute më të mëdha në NATO, por mënyra si e tha ish-presidenti këtë opinion ishte jo diplomatike.
Shoh dy çështje të ndara, dua të adresoj komentet e Trump për NATO-n. Komentet e tij në një tubim të pak ditëve më parë sollën një ovacion dhe morën vëmendje të gjithë botën. Unë mendoj se të dyja palët, republikanët dhe demokratët janë të angazhuara për NATO-n dhe qëllimet që ka NATO.
Trump po ngre një çështje sa i përket NATO-s ku ai thotë se duhet të ketë angazhim më të madh sa i përket resurseve të NATO-s. Të dyja palët janë dakord që duhet të ketë kontribute më të mëdha në NATO. Trump e tha në mënyrë të zhurmshme dhe jodiplomatike.
Po ashtu Felsen theksoi se SHBA-të mbështesin Kosovën dhe duan që Kosova të ketë sukses.
Mendoj se është e qartë që SHBA-të mbështesin Kosovën dhe duan që Kosova të ketë sukses si vend, por duan gjithashtu që Kosova dhe Serbia të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre. Dhe gjithmonë është në pyetje si të balancohen interesat e të dyja palëve. Të dyja palët kanë interesa të forta që duhet të adresohen. Nuk ka asnjë lloj dyshimi që SHBA-të mbështesin Kosovën dhe pavarësinë e saj.



